Dita e Informimit dhe Punëtoria: Dixhitalizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në Ohër

Dixhitalizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të Ohrit është qëllimi i Projektit “Menaxhimi Ndër-Rajonal i Trashëgimisë Kulturore, E-Sistemet” – IRC-CERMES i implementuar nga Bashkia e Ohrit në partneritet me Universitetin e Teknologjisë të Qipros, Qendra e Kërkimit dhe Inovacionit të komunikimit dhe teknologjive nga Athina, bashkia e Samos dhe Korfuzit nga pala Greke, “ELET” nga Greqia dhe bashkia e Gjirokastrës nga Shqipëria.

Punëtoria “Qytetet Historike & TIK: Cilën ndërtesë do të shpëtonit të parën?”

Universiteti i Teknologjisë në Qipro organizon një Workshop një-ditor për përdorimin inovativ të TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në qytete historike. Punëtoria do të zhvillohet në Nikozi në 22 Tetor 2018 (e hënë) nga ora 10:30 deri në orën 16:30, në Galerinë Leventis. Punëtoria është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë (10:30 deri në 13:30) do të përfshijë prezantime shkencore për pjesëmarrësit nën temën e TIK & Trashëgimisë Kulturore, duke u përqëndruar në fusha të veçanta tematike. Pjesa e dytë (nga 14:30 deri në 16:30) është një punëtori praktike, ku të gjithë pjesëmarrësit do të angazhohen në një mjet vendimmarrës për qytetet historike. Punëtoria është pjesë e projektit IRC-HERMES, i financuar nga Interreg Balkan – Mediterranean. Për më tepër detaje kliko këtu Regjistrim

Ohër – Regjistrimi në terren i ndërtesave historike

Qyteti i Ohrit, si një sit “Natyror dhe Kulturor” i Trashëgimisë Botërore , është njëri prej katër qyteteve që po implementon një sistem dixhital për administrimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit IRC-HERMES (programi Interreg Balkan-Mediterranean).