Rreth IRC-HERMEs

Burimet e pasura të trashëgimisë kulturore në Greqi, Shqipëri dhe Maqedoni konsiderohen si një potencial i madh në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes krijimit dhe promovimit të një identiteti unik e të përbashkët kulturor. Në të gjitha këto zona ka shumë vende të klasifikuara si site “Natyrore dhe Kulturore” të Trashëgimisë Botërore, të cilat janë të lidhura me karakteristikat e tyre të përbashkëta historike, por edhe me sfida të përbashkëta. Gjendja e shumë prej këtyre vendeve me rëndësi globale është e dobët dhe vijon të përkeqësohet edhe më tej, ndërkohë që përballen me probleme të shumta për tu aksesuar nga vizitorët. Për më tepër, përcaktimi dhe ruajtja e dobët e vendeve lë mundësi të kufizuara për vlerësim, gjë që do të forcojë potencialin e tyre për të krijuar ekonomi të qëndrueshme rreth tyre. Ndërtesat historike të Korfuzit dhe Samos (Greqi), Gjirokaster (Shqipëri) dhe Ohrit (Maqedoni) kanë pësuar dëme të mëdha, për shkak të braktisjes, ndërhyrjeve dhe / ose mungesës së interesit. Shumë nga këto ndërtesa janë në rrezik të shembjes dhe nuk janë plotësisht të aksesueshme nga vizitorët.

Në të njëjtën kohë, Autoritetet Rajonale, banorët dhe vizitorët nuk kanë akses në informacione në lidhje me historinë, gjendjen dhe vlerën e trashëgimisë arkitekturore. Qëllimi i këtij projekt – propozimi është zhvillimi i një platforme të përbashkët të menaxhimit strategjik për ndërtesat e vendbanimeve / rajoneve në mënyrë që të mbështesin shpëtimin, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë së tyre kulturore. Për të arritur këtë qëllim do të përdoret përvoja ekzistuese e fituar nga implementimi i Sistemit të Menaxhimit të Trashëgimisë (HER.M.e.S). HERMeS njihet, në Evropë dhe më gjerë, për inovacionin e tij, duke fituar çmimin prestigjioz evropian për trashëgimi kulturore Europa Nostra, në vitin 2015. Për zhvillimin e platformës, objektet historike të ndërtesave dhe monumenteve do të vlerësohen dhe dixhitalizohen. Pas këtij procesi, një mjet vendimmarrës (algoritmi) do të zbatohet me qëllim të përparësisë së ndërhyrjeve dhe do të prodhojë raporte të përbashkëta për autoritetet pjesëmarrëse.

Sistemi do të funksionojë në një platformë të unifikuar për të gjitha vendet duke iu referuar ndërtesave të tyre më të rëndësishme të trashëgimisë historike, në mënyrë që të zhvillojë një lidhje midis këtyre ndërtesave dhe të gjejë tipare të përbashkëta të trashëgimisë së tyre kulturore, fizionomisë dhe patologjisë. Të dhënat e sistemit do të jenë të hapura (pa të drejtat e autorit), të arritshme për publikun në dy gjuhë (Lokale dhe Angleze). Objektivat janë ofrimi i informacionit, mbështetja, transferimi i njohurive dhe sensibilizimi i qytetarëve. Ndërtesat historike do të pajisen me etiketa informuese individuale në mënyrë që të informojnë vizitorët në lidhje me projektin dhe ndërtesën. Do të zhvillohet një udhëzues i specializuar për turne dixhitale për ndërtesat historike, në mënyrë që vizitorët të mësojnë rreth trashëgimisë arkitektonike dhe të informohen për tiparet e përbashkëta të të gjitha ndërtesave historike. Si përfundim, do të zhvillohet një portal arsimor online që mbështet mësuesit e të gjitha rajoneve për të përdorur mjete të trashëgimisë dixhitale në klasë.

Objektivat kryesore të projektit janë:
1. Zhvillimi i një sistemi të përbashkët inovativ dixhital për menaxhimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore për vendet pjesëmarrëse, me zbatimin pilot për vendbanimet e Korfuzit, Samos, Gjirokastër dhe Ohër.
2. Përmirësimi i aftësive të secilit vendbanim për të promovuar dhe ripërdorur ndërtesat e tyre.
3. Identifikimi dhe promovimi i trashëgimisë së përbashkët kulturore arkitektonike të Greqisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë.
4. Përgatitja e një plani të përbashkët në nivelin lokal dhe ndërkufitar – për turizmin tematik alternative në lidhje me mjedisin human (turizmi arkitektonik, turizmi për shkollat).
5. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për çështjet e mbrojtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore.
6. Zhvillimi i mjeteve mësimore – edukuese për mësuesit dhe studentët me qëllim të forcimit të kurseve me temë trashëgiminë kulturore.

Partnerët në projekt

Emër i plotë Shkurtim Vendi
Cyprus University of Technology CUT Cyprus
Athena – Research and Innovation Center in Information, Communication, and Knowledge Technologies ATHENA RC Greece
Municipality of Samos MoS Greece
Municipality of Corfu MoC Greece
Municipality of Gjirokaster MoG Albania
Municipality of Ohrid MoO FYROM
Elliniki Etairia – Society for the Environment and Culture ELET Greece