This post is also available in: English Albanian
Event Information:
-
пон22Окт201810:00 amLeventis Gallery, Nicosia, Cyprus
Punëtoria "Qytetet Historike & TIK: Cilën ndërtesë do të shpëtonit të parën?"
Universiteti i Teknologjisë në Qipro organizon një Workshop një-ditor për përdorimin inovativ të TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në qytete historike. Punëtoria do të zhvillohet në Nikozi në 22 Tetor 2018 (e hënë) nga ora 10:30 deri në orën 16:30, në Galerinë Leventis. Punëtoria është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë (10:30 deri në 13:30) do të përfshijë prezantime shkencore për pjesëmarrësit nën temën e TIK & Trashëgimisë Kulturore, duke u përqëndruar në fusha të veçanta tematike. Pjesa e dytë (nga 14:30 deri në 16:30) është një punëtori praktike, ku të gjithë pjesëmarrësit do të angazhohen në një mjet vendimmarrës për qytetet historike.
Punëtoria është pjesë e projektit IRC-HERMES, i financuar nga Interreg Balkan - Mediterranean.